English

Tejkalimi i natës, apo dramë e jetës kundër vdekjes

Nga Ekrem Kryeziu

Andre - Pol Antoan "Sonte jam vetëm"

Shfaqje e Teatri i Babës - Theatre, regjia Enver Petrovcit, luajnë: Ilir Tafa dhe Niada Saliasi

Dramaturgu, skenaristi dhe regjisori i njohur francez Andre - Pol Antoan (1892-1982), duke lëruar zhanre të ndryshme të prezantimit të premisave të tij artistike, i nisur nga teatri dramatik dhe ai muzikor për të arritur tek filmi, e ndoqi shtegun e pafund drejt zbërthimit të enigmës së pa zbërthyer të jetës njerëzore, bërthamën e pyetjes jetike: Si të kalohet nata?

Për ta zbërthyer këtë enigmë janë shkruar romane, drama, janë bërë opera dhe filma. Secili nga autoret që janë marrë  me këtë temë janë munduar të na ofrojë shtegun e tyre për të dalë nga labirinti i "natës" sepse secili njeri duhet ta gjej shtegun e tij përndryshe do të sillet tërë jetën në rrethin vicioz që nuk ofron shtegdalje.

 "Sonte jam vetëm" nga Andre - Pol Antoan, në regji të Enver Petrovcit dhe në interpretim të Ilir Tafës dhe Niada Saliasit ishte edhe një "ofertë" intelektuale më shumë, në kuadër të të gjitha atyre "ofertave" artistike mbi të cilat qëndron i tërë arti botëror.

E dalë para publikut pa ndonjë pompë të theksuar nder media, shfaqja "Sonte jam vetëm" e nisi jetën e saj duke u luajtur dy herë në javë, në dy skena të ndryshme, dhe në vend që të shuhej ajo sa vinte e forcohej dhe me forcën e saj rritej edhe interesimi i publikut për të.

Si njohës i teatrit po e pyes veten a mos vallë publiku, njëmend po kuptuaka çka është shfaqja e mirë? Po. Publikun nuk e rren dot. Lehtë mashtrohet publiku i premierës, ngase askush nuk ka dëshirë "ta shaj nusen në natën e dasmës". Fakti se sa më larg nga "nata e dasmës" "nusja" po duket edhe më e mirë, dëshmon se para nesh po ndodh teatri i vërtet, ai teatër që buron nga jeta dhe i drejtohet jetës së njeriut, jo kritikës elitare.

Duke dashur që këtë shfaqje ta shikoj pikërisht nga pozicioni i kritikut elitar por, pa i këputur rrënjët me rrafshin jetësor të cilit i dedikohet një vepër e artit, më duhet të konstatoj se shfaqja "Sonte jam vetëm" duhet shikuar si nju stisje mjeshtërore në të gjitha disiplinat që një shfaqje e bëjnë me vlerë.

Interpretimi: Ilir Tafa dhe Niada Saliasi ishin dy krijesa antipode që më së miri i shërbenin shtjellimit të idesë së autorit Andre- Paul Antoan, të cilën regjisori Enver Petrovci e kishte kuptuar thellësisht dhe të atillë, më të gjitha dritëhijet krijuese, e nxori me sukses para publikut.

Kundërshtitë autoriale që ishin ndërmjet Ilir Tafës dhe Niada Saliasit shpreheshin që nga aksentët gjuhësore, nëpërmjet fizikut të tyre e, deri të mënyra e interpretimit (shkollat e ndryshme aktoriale). Të gjitha këto veti të tyre, sado që ishin dy skaje të një rrafshi, ato, e sajonin një tersi homogjene që funksiononte në mënyrën më të mirë. Ky duet i çuditshëm bëri që disonancat të shkrihen në një harmoni dhe dy qenie që nuk kishin asgjë të përbashkët në kërkim të vetvetes për një kohë u bënë "bashkudhëtarë" në kërkim të një  "mëngjesi".

Loja e tyre për asnjë çast nuk u bë monotone por, duke ndjekur ritmin dhe kontraritmin interpretativ, ata e mëndin kohen dhe natë e bëjnë minutë dhe minutën e një natë e bëjnë një natë të tërë.

Ne qeshem me ta dhe nuk dinim se, duke qeshur me ta, po qeshnim me frikët tona ngase secili prej tyre ishte një pjesë e jona. Sado që ne nuk e pranojmë se "nata" na mundon, sado që secili prej nesh e kërkon që në "natë" të mos jetë vetëm, ne qeshnim duke menduar se po qeshim me një të marr dhe më një artiste të dështuar pa menduar fare se thelle në secilin njeri ka korridore të fshehta të marrëzisë dhe aktor - aktore të dështuara në momente të caktuara.

Pas shfaqjes e ndjeva veten të skuqur për paragjykimin që kisha pasur për punën e Enver Petrovcit si regjisor.

Enverin e njihja si aktor të mrekullueshëm, ai me mua i kishte bërë filmat e tij të parë dhe që nga ajo kohë e njihja si një të dëshmuar se artit i përkushtohet më tërë fuqinë e tij të madhe të talentit. Tani u ballafaqova me një talent të tij të rinj, të cilin, për faj timin, nuk ia kisha njohur.

Dritëhijet e tij në interpretim ai tani i kishte shpalosur edhe në regji. Ishte vështirë të dalloheshin lidhjet ndemjet dramës dhe komedisë. Ato ishin të ndërlidhura ndërmjet tyre në të njëjtën mënyrë siç janë të ndërlidhura në vetë jetën tonë. Duke e shikuar këtë udhëheqje të aktorëve, që e pushtonin skenën jo vetëm me lëvizje të qëlluara jetësore por edhe me figura që mund të krahasohen me një koreografi të pahetueshme, në mua sikur ngjalleshin imazhet e filmave të e Charlie Chaplin-it "Gold fiver" (ethet e arit), dhe  "The kid" (Vocërraku). Ne këta filma humori lindet nga ndeshjet e tragjikes me pamundësitë njerëzore për t'i tejkaluar ato sfida. Zgjidhjet që i bëjnë ata për ta mbijetuar "dimrin", "natën" vetminë sado tragjike që të jenë tek publiku që nëpërmjet tyre e përjeton katarsisin personal ashtu si në tragjedi që ngjallin friken dhe përdëllimin këtu i ngjallin të qeshurat..

Në rastin e shfaqjes "Sonte jam vetëm" ne ballafaqohem me njerëz të cilët,  sado që duket se nuk dinë çka bëjnë ata, janë të vetëdijshëm se ajo që bëjnë nuk është në rregull por, ata duan të bëjnë diçka, përndryshe po u gjunjëzuan para atyre sfidave atëherë do të ishin të humbur.  Në filmat e Â

Chaplinit ne shohim si "Sharllo", i hanë lidhëset e këpucëve sikur të ishin shpageta. Ai nuk e bënë këtë se nuk e di që lidhëset janë lidhëse e jo shpageta por i hanë me qellim që ta bind veten se duhet të hajë diçka nëse nuk do të vdes i uritur. Ai urinë e mund me dëshirën për jetuar, prandaj kjo shfaqje, sado "komike", na bënë të mendojmë për vetminë tonë në këtë botë të çmendurisë së pafund. Po nuk e mundem ata çmenduri kolektive me vetëdije individuale atëherë do të jemi të humbur përgjithmonë. Në këtë kontekst duhet ta kuptojmë edhe lojën të  cilën Enver Petrovci e përdorë si sfide ndaj vendqëndrimit. Në këtë kundërvënie ndaj amullisë dhe vet izolimit deri në getoizim, Petrovci, përpos lojës e përdor edhe muzikën. Duke emetuar nga radioja  pjesë të përzgjedhura nga muzika botërore dhe ajo vendore ai synon të sugjerojë gjithë përfshirjen tonë në dhembjen e botës dhe pavarësisht nga vet izolimi pamundësinë e ikjes nga ajo dhembje. Fatkeqësisht të gjithë jemi pjesë e një bote e cila këlthit në kërkim të shpëtimit nga ata të cilët nga pozitat e të fortit i tredhin të pafuqishmit. Â

Të mos lejojmë që "sonte të jemi vetëm".

KOMENTE