Tiranë, 10 prill, NOA - Adoleshentët tentojnë të vjedhin një kabull elektrik e bien nën duart e policëve.
Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme, kur 13 vjeçarët A.A, A.T, E.K dhe 15-vjeçarët A.H, V.D, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin kabllin elektrik.
Sipas policisë, këta adoleshentë kanë precedentë për vjedhje të tjera më parë.
Kështu, A. A. është gjithashtu autor i prerjes dhe vjedhjes së 6 metra linear kabull elektrik në territorin e SQU, në instalimet nëntokësore të dy kabinave elektrike në ndërtim e sipër, në bashkëpunim me adoleshentët e tjerë, autor të vjedhjes më të fundit.
s.v/NOA