Shkodër, 10 prill, NOA - Dëshira për të patur një kompjuter e ka detyruar që t'i shkojë mendja për ta vjedhur atë në mjediset e shkollës, por menjëherë ka rënë në prangat e policisë.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në komunën e Kelmendit në Shkodër, ku 19-vjeçari Artan Tata, dyshohej se ishte autori i vjedhjes së një kompjuteri.
Sipas të dhënave policore, ai në bashkëpunim me 17-vjeçarin A. R, i lënë në gjendje të lirë prej policisë, ka vjedhur një kompjuter në shkollën e mesme të fshatit.
Por kapja e tij u bë e mundur nga forcat e policisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe informacioneve të marra në rrugë operative.
n.e/NOA Â