Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 11 Prill NOA -Nëse dëshironi të mbani të njëjtin numër telefoni, por doni të ndërroni kompaninë celulare, këtë proces mund ta bëni nga muaji qershor i këtij viti.
Agjencia e Komunikimeve Elektronike deklaroi sot se ajo ka gati ligjin i cili i jep mundësi konsumatorit të zgjedhë kompaninë që ofron shërbimin më të mirë dhe por edhe më të lirë.
Ky proces do të ketë kosto minimale për çdo qytetarë.
Drejtori i Rregullimit Teknik, Shefqet Meda, në AKEP, shprehet se është studiuar situata ekonomike e popullatës dhe është vendosur që të gjendet një kosto e përballueshme nga qytetarët. Kjo tarifë do të jetë 5 euro.
Ky lloj shërbimi do të ofrohet pranë sporteleve të kompanisë celulare, pas aplikimit që do të bëjë qytetari për t'u larguar nga kompania ekzistuese.
E vetmja gjë që do të ndryshojë do të jetë prefiksi i numrit. Zyrtarët janë të mendimit se ky proces do të shërbejë për të rritur konkurrencën në treg.
I njëjti shërbim do të ofrohet edhe për numrat fiks. Çdo kush mund të lërë kompaninë Albtelekom për t'u drejtuar drejt kompanive alternative. Por nëse numri që kërkoni në kompaninë e re është i zënë, atëherë ndryshimin e tij nuk mund ta përfitoni.
r.l/NOA