Uashington 11 prill, NOA - Për të shlyet borxhin e saj të fushatës elektorale, sekretarja e re amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka lançuar një mbledhje fondesh. Çmimi? Një ditë me bashkëshortin e saj Billin.
Fushata e saj e gjatë elektorale ka kërkuar shpenzimin një shifre të lartë fondesh dhe këtë ajo ka vendosur që ta rikuperojë sa më parë, duke sajuar një fushatë duke ftuar që të bëhen donacione në këmbim të fitimit të tre çmimeve.
Njëri prej tyre është edhe ai i kalimit të një dite speciale aventurash në Nju Jork me Bill Klintonin.
"Një rast vërtet unikal për jetën tuaj, keni mundësinë të kaloni një fundjavë vërtet plot me aventura në krah të ish-presidentit Bill Klinton", shkruan ajo në faqen e saj të internetit, ku edhe ka publikuar ofertën.
n.e/NOA