English

Demonstruesit në Tajlandë, pengojnë samitin e ASEAN-it

Tajlandë, 11 prill, NOA - Kundërshtarët e qeverisë së Tajlandës kanë detyruar ministrat e jashtëm që të shtyjnë një takim të parashikuar të mbahet sot.

Qindra demonstrues kanë bllokuar rrugën për në një hotel në vendin Pattaya, ku duhet të takohen ministrat e jashtëm të Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut.

 Për shkak të demonstratave është shtyrë edhe një takim i presidentëve dhe kryeministrave të dhjetë vendeve anëtare të ASEAN-it si dhe Kinës.

Të premten, në prag të samitit, janë shënuar përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë.

Ithtarët e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, të rrëzuar nga pushteti në vitin 2006, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të tanishëm, Abhisit Vejjajiva.

n.e/NOA

KOMENTE