English

E përplas me makinë, gjen vdekjen pasagjeri i motorit

Korçë, 11 prill, NOA - Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen, ka ndodhur në Â aksin rrugor Korçë-Maliq dhe konkretisht në vendin e quajtur Gryka e Poçestës.

Lajmi bëhet i ditur për Agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore të këtij qyteti, të cilat pohojnë mbi rrethanat konkrete se një motor tip Jamaha 49 CC, i cili drejtohej nga Ledion Shupe, është përplasur në këtë aks rrugor me një mjet tip Ford me targë TR 5568 P, me drejtues Yllson Bregu.

Nga aksidenti i ndodhur, gjeti vdekjen 39-vjeçari Arjan Shupe, lindur dhe banues në fshatin Vashtmi të Korçës, i cili ishte duke udhëtuar me motorin, të cilin në ato momente e drejtonte nipi i tij, Ledion Shupe, edhe ky banues i këtij fshati.

Ky i fundit, pas mjekimeve të mara në spitalin e Korçës rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën dhe është marrë nën hetim për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal.

Ndërsa drejtuesi i mjetit Yllson Bregu, lindur dhe banues në qytetin e Maliqit, është arrestuar për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/2 të Kodit Penal.

a.f/NOA

KOMENTE