Athinë, 11 prill, NOA - Arrestime të bujshme janë kryer paraditen e sotme në shtetin fqinj, Greqi, mbi një organizatë që merrej me trafik lëndësh narkotike.
Të dhënat e para tregojnë se mes të arrestuarve, anëtarë të saj, figurojnë të jenë të përfshirë edhe 4 shqiptarë.
Ata janë kapur së bashku me dy shtetas nga Sudani, teksa shisnin heroinë, për të cilën thuhet se e tregtonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Nga kontrollet e kryera në automjetet e të arrestuarve, forcat policore greke kanë arritur të sekuestrojnë 6.3 kg heroinë, 2.5 kg kanabis si dhe një sasi parash prej 7500 eurosh. Ndërkaq, policia greke ka intensifikuar më tej kërkimet për personat e tjerë që fshihen në këtë bandë të madhe trafiku të lëndëve narkotike në Greqi.
n.e/NOA