English

I keqtrajtonte të motrën, mbetet i plagosur nga kunati

Pukë, 11 prill, NOA - Kishte kohë që i keqtrajtonte të motrën dhe pas ankesave të saj, ai ka shkuar që të flasë me bashkëshortin e saj për të sqaruar situatën.

Por ka mbetur i plagosur nga kunati i dhunshëm, i cili jo vetëm që nuk e mirëpriti për bisedime por edhe e goditi me thikë duke i kërkuar të largohej nga shtëpia e tyre.

Ngjarja aspak e zakontë, ka ndodhur në qytetin e Fushë-Arrëzit dhe sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, forcat e policisë kanë mundësuar arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit Pjetër Marku, lindur në Gjegjan dhe me banim në këtë qytet.

Arrestimi i tij u bë sepse në banesën e tij ai ka plagosur me thikë në këmbë 20-vjeçarin Zef D., vëllai i gruas, teksa ky kishte shkuar për bisedime, pasi i ndaluari Marku i keqtrajtonte prej kohësh të motrën.

Sipas të dhënave, i dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa prokuroria është duke kryer veprime hetimore të mëtejshme në ngarkim të Pjetër Markut. n.e/NOA

KOMENTE