Korçë, 11 prill, NOA - I fshihej prej kohësh policisë, por më në fund ka rënë në gjurmët e saj e më pas është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, forcat policore të të cilit kanë mundësuar kapjen në flagrancë të të shpallurit në kërkim Valient Llenga.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, 21-vjeçari i lindur në fshatin Dobranj të Devollit dhe banues në Pogradec, ka qenë shpallur në kërkim një muaj më parë.
Urdhër-arresti doli pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar 21-vjeçarin Valient Llenga me 6 muaj burg për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim" e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA