English

Kryeministri: pse më duhet mandati i dytë

Korçë, 11 Prill NOA - Kryeministri Sali Berisha, duke folur sot para banorëve në Korçë, tha se i duhet një mandat i dytë qeverisës, duke sqaruar se synimi, është vazhdimi i projekteve të mëdha.

Berisha mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të fazës së parë të punimeve për ndërtimin e rrjetit të brendshëm të kanalizimeve të ujërave të përdorura për fshatin Tushemisht, në kuadër të projektit "Ndotja mjedisore e liqenit të Ohrit".

Ky projekt arrin në vlerën rreth 60 milionë lekë dhe është financim i buxhetit të shtetit. Ai i jep mbrojtje të plotë liqenit nga ujërat e zeza dhe së bashku me sistemin e kanalizimeve të Pogradecit përbëjnë projektin më të madh për t'i kthyer liqenit atë pastërti dhe atë kthjelltësi të kristalte që i ka dhuruar Zoti.

Në fjalën e tij Berisha njohu banorët e Tushemishtit me disa projekte të rëndësishme për infrastrukturën e kësaj zone, ndërtimi i të cilave do të fillojnë së shpejti.

"Unë isha sot në Korçë dhe rruga Korçë - Qafë Plloçë bëhet për 15- 20 minuta, kështu që e tërë Korça do të derdhet në Pogradec me lehtësinë më të madhe. Unë do të porosis inxhinierët dhe ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, se në rast se mundet të shkurtojnë pak kthesat e Qafë Plloçës me një tunel. Edhe atë gjë do ta bëj për ju dhe për Korçën, sepse dua që qyteti i Pogradecit dhe Tushemishti të shfrytëzohen dhe të vizitohen edhe më shumë. Po kështu, shumë shpejtë, brenda dy muajve ne do të fillojmë rrugën tjetër, Qafë Plloçë- Qukës, e cila e afron shumë Elbasanin, qytetin që tradicionalisht pushon në Pogradec", u shpreh Kryeministri.

a.f/NOA

KOMENTE