Shkodër, 11 prill, NOA - Dy pasagjerë të një makine ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti të pësuar në udhëtim e sipër përgjatë aksit rrugor rural Bushat-Trush, në vendin e quajtur "Kthesa e Melgushës".
Sipas të dhënave për Agjencinë e Lajmeve NOA, forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Odise Tafili, lindur dhe banues në fshatin Bërdicë të Shkodrës, pasi duke drejtuar automjetin Tip Benz, me targa SH 8559 D, ka dale nga rruga duke rënë në kanal e për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët që udhëtonin bashkë me të.
Bëhet e ditur se ata janë 19-vjeçari Emiliano Gj. dhe 23-vjeçari Amarildo M., që të dy banues të fshatit Bërdicë të Shkodrës.
Sipas të dhënave, Emiliano Gj. ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa Amarildo M. dhe Odise Tafili ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
n.e/NOA