English

Mbante një qese ku dyshohej se kishte kanabis, arrestohet nga policia

Korçë, 11 prill, NOA - Mbante në dorë një qese me një lëndë që i ngjante asaj të kanabisit dhe kjo i ka kushtuar prangat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari për një akt të tillë është 27-vjeçari Bledar Setellari, banues i këtij qyteti.

Burimet policore bëjnë me dijeni se arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në lagjen nr.17 të këtij qyteti me një qese plasmasi si ajo e paketave të cigareve, e cila përmbante bimë të ngjashme me atë të "Cannabis Sattiva".

Ato kanë kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE