English

Nëna bezdiste djalin në telefon, ky e denoncon në polici

Vjenë, 11 prill, NOA - Ja që ndodh edhe kështu. Thirrjet telefonike të nënës së shqetësuar e cila ka vite që nuk sheh nipin apo djalin e saj,

të cilësohen si shqetësim i qetësisë së këtyre të fundit e të shkojnë deri në polici për ta denoncuar, madje duke u kërkuar policëve që ta rrasin edhe brenda në burg me çdo kusht.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Klagenfurt të Austrisë, kur austriakja anonime 73-vjeçare aq shumë e ka "bombarduar" djalin e saj gjatë 2 viteve të fundit me telefonata, saqë ai e ka paditur.

Padia e tij përmbante shifrën e 50 herëve të marra në telefon prej saj gjatë një dite të vetme, por ka pasur ditë që thirrjet arrinin edhe në qindra.

"Vetëm kam dashur të flas me të", ka thënë plaka e përlotur në gjykatë dhe ka shtuar se nuk flet as me të bijat e saj. Ajo nuk e ka parë asnjëherë nipin e saj pesëmbëdhjetëvjeçar. Ndërkaq, gjykata e ka dënuar plakën me 360 euro gjobë, për akuzën e shkaktimit të bezdisjes.

n.e/NOA

KOMENTE