Abruzzo, 11 prill, NOA - Ka arritur në 291 numri i viktimave të tërmetit në Itali, pas nxjerrjes nga rrënojat të një tjetër trupi në një ndërtesë përballë Shtëpisë së Studentit në Aquila.
Të dhënat tregojnë se ajo ka qenë një grua dhe bëhet e ditur se kërkimet vazhdojnë ende për trupa të tjerë, ndonëse nuk ka shpresa për të mbijetuar.
Ndërkaq, një tjetër lëkundje tërmeti ka tronditur këtë rajon paraditen e sotme.
n.e/NOA