Tiranë, 11 prill, NOA - Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) ka publikuar sot përmes një konference për shtyp disa nga emrat potencialë të kandidatëve që përmban lista e saj për zgjedhjet e 28 qershorit.
Sipas deklaratës së kryetarit të kësaj partie, Vangjel Dule, përfaqësuesi i njohur i PBDNJ-së, Leonard Solis, do të kryesojë listën e deputetëve për Tiranën.
Ndër të tjera, Duke ka pohuar se partia që ai drejton, synon shmangien e dialogëve shterpë, të cilat nuk përbëjnë risi dhe prurje në politikën vendase.
n.e/NOA