Indi, 11 prill, NOA - Rekordi i ri i çmimeve Guiness këtë radhë mbërrin nga India dhe ka si protagonist të saj një vajzë indiane e cila ka gëlltitur plot 51 speca djegës, nga ata më të fortët, brenda një momenti të vetëm.
Mediat indiane bëjnë të ditur se 28-vjeçarja Anandita Dutta Tamuly, e ka kryer këtë akt të rrallë në praninë e shefit të njohur britanik të kuzhinës, Gordon Ramsay.
Ai ka shqyer sytë kur vajza indiane ka ngrënë pa pësuar asnjë shtrembërim të fytyrës
51 specat djegës më të fortë që njihen në botë, nga ata që edhe vetë indianët më të zakonshëm do të refuzonin t'i hidhnin në pjatat e tyre, edhe pse njihen si populli i cili ha ushqimet me esencat dhe erëzat më pikante të botës.
n.e/NOA