Athinë, 11 prill, NOA - Shpërthimi i një bombe ka tronditur sërish qetësinë e kryeqytetit grek, i cili kohët e fundit është përfshirë nga trazira dhe incidente të shumta.
Sipas medieve greke, një bombë shpërtheu sot në mëngjes përpara një godine zyrash ku ndodhet banka greke Alpha dhe një degë e institucionit francez të kredive Cetelem, duke shkaktuar dëme të lehta, por jo viktima.
Shpërthimi nuk është marrë ende përsipër nga ndonjë forcë anarkiste dhe u shoqërua me shkatërrimin e disa dritareve si dhe disa pllakave prej mermeri. Më herët, gjatë natës, janë djegur disa zyra të partisë në pushtet Demokracia e Re, në lagjen Kipseli të Athinës.Â
n.e/NOA
Â