English

Sërish tronditje tërmeti në rajonin e Aquilas, Itali

Abruzzo, 11 prill, NOA - Rajoni i Abruzzos në Itali, i cili pak ditë më parë u trondit nga një lëkundje sizmologjike e cila ka ngjallur sërish frikë në mëngjesin e sotëm.

Mediat italiane, njoftuan se "pasi kishin kaluar disa orë pa lëkundje, toka e këtij rajoni është dridhur sërish mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30".

Tërmeti i radhës, ka shkaktuar sërish panik tek banorët e kësaj zone, të cilët vetëm dje përcollën për në banesën e fundit plot 290 të afërm të tyre, të cilët mbetën të vdekur nga kjo tragjedi e rëndë.

Sipas sizmologëve, lëkundjet e sotme kishin një magnitudë 3,3 të shkallës Rihter. Megjithatë, lëkundjet e ditëve të fundit nuk kanë qenë shumë të forta, e megjithatë, ndjeshmëria e banorëve ndaj tyre është rritur shumë.

Sipas të dhënave, dje vonë ka arritur që të nxirret trupi i fundit, me të cilin arritën në plot 290 viktimat e tragjedisë.

n.e/NOA

KOMENTE