Uashington, 11 prill, NOA - Ekonomia amerikane po tregon shenja të rimëkëmbjes së saj, gjë që ka bërë të shfaqen notat e para të optimizmit tek drejtuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ka qenë vetë presidenti Barak Obama i cili tha dje publikisht se ekonomia amerikane në krizë po fillon të shfaqë "rreze shprese", por gjithsesi, është fakt se kostoja e përpjekjeve të fuqizimit e ka çuar buxhetin qeveritar në nivele të larta rekord. Â
Obama i bëri komentet dje në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me këshilltarë dhe zyrtarë të lartë ekonomikë. Ai tha se ekonomia mbetet "nën stres të theksuar" dhe se administrata "ka ende shumë punë për të bërë", për të rikthyer rritjen ekonomike dhe për të ndalur shkurtimin e vendeve të punës.Â
Por në një raport të Rezervës Federale, siç njihet ndryshe Banka Qendrore e SHBA-së, thuhej se kostoja e përpjekjeve qeveritare për rimëkëmbjen ekonomike e ka rritur buxhetin federal në 956.8 miliardë dollarë, vetëm gjatë gjysmës së parë të viti fiskal 2009, që filloi në tetorin e kaluar.
Defiçiti buxhetor u përkeqësua, ndërsa recesioni bëri që të pakësohet sasia e taksave ndaj të ardhurave, që e mbledh qeveria.
n.e/NOA