English

Shkup, protesta të qytetarëve kundër ndërtimit të kishës

Shkup, 11 prill NOA - Në Shkup zhvillohet sot protesta me moton "Sheshi Liria", me organizim të shoqatave joqeveritare kundër uzurpimit të sheshit qendror të kryeqytetit.

Protesta e mbështetur nga 30 shoqata joqeveritare dhe aktivistë të pavarur kryesisht kërkon ndërprerjen e projektit qeveritar për ndërtimin e kishës në shesh.

Gjatë kësaj proteste organizohen aktivitete të ndryshme si dhe shoqërohet edhe me një koncert roku.

Protesta sipas organizatorëve bëhet edhe kundër dhunës së ushtruar ndaj studentëve të cilët shprehën revoltën e tyre kundër ndërtimit të një kishe.

Ata u sulmuan fizikisht më 28 mars nga grupe të organizuara, të cilët ishin për ndërtimin e kishës. Burime pranë partive në pushtet theksuan se protesta është e organizuar dhe mbështetur nga opozita.

Janë dhjetëra shoqata joqeveritare në Maqedoni që kërkojnë ndërtimin e ish-xhamisë së njohur Burmali Xhamia në sheshin e Shkupit.

Shoqatat që përbëhen nga pjesëtarë kryesisht të konfesionit islam nga radhët e komuniteteve shqiptare, turke, rome, boshnjake dhe komunitete të tjera.

Trupi koordinues i mëse 80 shoqatave joqeveritare kanë kërkuar ngritjen e xhamisë, që ishte rrënuar në vitin 1925 në sheshin e Shkupit.

Ramadani ka shtuar se nisma për ndërtimin e xhamisë ishte bërë para dy viteve nga Bashkësia Islame Fetare, mirëpo ajo është refuzuar nga komuna dhe qeveria e Maqedonisë.

NOA-INA

KOMENTE