English

Superliga, sot takime të rëndësishme për ekipin më të mirë vendas

Tiranë, 11 prill, NOA - Dita e sotme shënon një hap të rëndësishëm në ecurinë e Superligës drejt përzgjedhjes së skuadrës më të mirë vendase të futbollit.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, sot parashikohet që të luhen dy ndeshje të rëndësishme, ku e para zhvillohet në kryeqytet mes ekipit të Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa Vllaznia në Shkodër do të presë lojtarët e Partizanit.

Ndërkohë që ekipi i Dinamos luan sot një takim jo më pak sfidues me atë të Teutës.

Bëhet e ditur ndër të tjera se në pushimin midis pjesëve mes Tiranës dhe Elbasanit, Â në stadium do të zhvillohet edhe një ceremoni me peshëngritësin Erkand Qerimaj, i cili sapo është shpallur nënkampion Evrope në Rumani për peshat e shtytjes.

Por të mos harrojmë se jo më pak të forta do të jenë edhe sfidat e takimeve të tjera si ajo e Lushnjës me Apoloninë, apo ajo ku Bylisi do të ndeshet me vlonjatet e Flamurtarit.

n.e/NOA

KOMENTE