Tiranë, 11 prill, NOA - Listat e votuesve për zgjedhjet e 28 qershorit, paraqiten në kaos të plotë dhe me parregullsi të mëdha brenda tyre.
Një fakt të tillë e ka denoncuar sot publikisht Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, e cila ka vënë në dijeni opinionin se po synohet vjedhja e votës në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme derisa ekzistojnë parregullsi dhe shkelje absurde brenda listave të votuesve.
"Në lista ka emra të atyre që jetojnë jashtë vendit, si edhe ata që kanë ndryshuar statusin e tyre, madje edhe që kanë vdekur prej kohësh", thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Nga ana tjetër, drejtuesit e saj ngritën sot shqetësimin edhe në lidhje me procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, i cili sipas tyre nuk po ecën në ritmet e duhura.
n.e/NOA