Itali, 12 prill, NOA - Udhëtonte me makinë me miqtë e tij, mbrëmë në një nga rrugët e Savonës, kur makina ku ai ndodhej përplaset me një tjetër. 30 vjeçari, tashmë i identifikuar nga autoritetet italiane ndodhet në gjendje të rëndë në një spital në Savona.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën pranë lumit Mateotti, kur dy automjete, tip Audi S3 dhe një Micra janë përplasur me njëra-tjetrën e si pasojë 30 vjeçari nga Shqipëria Orion Kakiri e pesë të rinj të tjerë janë plagosur rëndë.
 Lajmin e bënë të ditur sot, mediat italiane. Sipas tyre 30 vjeçari shqiptar Kakiri, pas plagëve të rënda që morri në trup si pasojë e aksidentit, ndodhet në repartin e reanimacionit në spitalin San Paolo të qytetit të Savonës. Sëbashku me të, në të njëtin spital ndodhen të shtruar për asistencë mjekësore dhe 5 të plagosurit e tjerë në të njëtin aksident.
Dyshohet se shkak i aksidentit u bë shpejtësia e madhe e automjeteve, ndërkohë që ngjarja po hetohet për zbardhje të mëtejshme.