English

Aksidenti i merr jetën një djali 22-vjeçar në Shkodër, një tjetër në koma

Shkodër, 12 prill NOA - Një djalë në moshën 22 vjeç gjeti vdekjen kurse një bashkëmoshatar i tij po lufton me vdekjen në spital, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ndodhi në rrugën kombëtare Shkodër-Lezhë, tek vendi i njohur si "Kthesa e Beltojës".

Elter Karabeci, 22 vjeç, drejtonte një motoçiketë tip "Suzuki" me fuqi një mijë kubikë, kur u përplas me dy automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë, në aksident mbeti i plagosur dhe shoku i tij bashkëmoshatar, Rrezear Dini i cili u dërgua dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, tha se dyshon paraprakisht, për shpejtësi të lartë që ka sjellë aksidentin fatal, por hetimet do të vazhdojnë.

r.d/NOA

KOMENTE
  • Damir Bajri17:46 - 08 Shkurt 2011
    ehhhhhhhhhhh diter drupi yt bushofte ne paq shok... per damir bajrin ke qen jo nje shok po nje vlla e kaluar vellan ........