English

Arrestohet autori i plagosjes së tre të rinjve dy ditëve më parë në Selenicë

Vlorë, 12 prill, NOA - Është arrestuar në Tiranë personi i shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur në bashkinë e Selenicës dy ditë më parë.

Sipas burimeve policore, policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Tiranës pas 36 orë ndjekjeje kanë mundur të arrestojnë Romeo Rustemin në Tiranë.

Pas arrestimit, autori i plagosjes është dërguar në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Vlorës.

Sipas policisë gjithshka ka nisur në orët e mbrëmjes së të premtes ku të rinjtë kanë qënë duke pirë në një prej lokaleve në qëndër të qytezës së Selënicës kur kanë filluar të zihen me fjalë me njëri tjetrin. Rreth orës 22.30 fyerjet i kanë cuar të rinjtë që të konfrontohen me njëri - tjetrin me goditje trupore. Për një moment një prej të rinjve që ishte përfshirë në konflikt, në momentin kur pala kundërshtare ka qënë duke dalë nga lokali ka hedhur një granatë duke plagosur Ervis Alushin, Gentian Abazin dhe Edison Ademin. Pasi kanë kryer këtë veprim Mikel Harizaj, vëllai i tij Agim Harizaj dhe Romeo Rustemi janë larguar menjëherë nga vendgjarja.

Aktualisht të rinjtë e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

s.v/NOA

KOMENTE