English

Bashkia e Tiranës, ultimatum bizneseve: Paguani taksat, do t'ua marrim me çdo kusht

Tiranë, 12 prill NOA - Bashkia e Tiranës ka lëshuar një ultimatum të prerë ndaj bizneseve në kryeqytet duke paralajmëruar masa të forta shtë\rënguese, me qëllim mbledhjen e taksave.

Burime zyrtare nga kjo bahski, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se "të gjithë bizneset, të cilët regjistrohen për herë të parë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe ushtrojnë veprimtari brenda qytetit të Tiranës, duhet të paraqiten në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore për t'u pajisur me kod vendor.

Bashkia paralajmëron të gjithë bizneset që regjistrohen në këtë periudhë se "duhet të shlyejnë detyrimet vendore deri më datë 20 Prill 2009".

Në këtë pikë, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore kërkon të sigurojë se "do të kryejë të gjithë procedurat përkatëse, me apo pa paraqitjen tuaj, për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor".

Nisur nga sa më sipër, bashkia u thotë bizneseve se i fton që të paguajnë detyrimin tatimor të vitit 2009 brenda afateve të përcaktuara, me qëllim mosaplikimin e masave administrative për vitin 2009.

e.l/NOA

KOMENTE