English

Berisha në Strum: Në katër vitet e ardhshme, zonat rurale prioritet i qeverisë sime

Fier, 12 prill, NOA - Kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Strum të Fierit ka garantuar qytetarët e kësaj komune se gjatë katër vjetçarit të ardhshëm tw qeverisjes së tij, do të ketë prioritet zonat rurale.

Kreu i qeverisë vizitoi Strumin për të përuaruar disa vepra publike si fillimin e punimeve të dy rrugëve në këtë komunë, rrugës Strumë-Fier dhe Kuz-Strumë. "Në mandatin e dytë qeverisës zhvillimi rural do të jetë objektivi kryesor", tha Kryeministri, i cili solli në vëmendje investimet e shumta të qeverisë në infrastrukturën rrugore, shkolla, kopshte, ujësjellësa, kanalizime etj, gjatë katër viteve të fundit, investime që kanë përmirësuar ndjeshëm jetën e banorëve të këtyre zonave. Ai informoi në këto dy muaj, vetëm në qarkun e Fierit, do të fillojnë investimet për 120 km rrugë. Kryeministri u ndal dhe në politikat sociale të qeverisë për uljen e varfërisë si dhe për rritjen e rrogave dhe pensioneve.

s.v/NOA

KOMENTE