Tiranë, 12 prill, NOA - Përfaqësuesi i Transparencës Ndërkombëtare për Shqipërinë Endri Shabani është shprehur se partitë janë shumë të vonuara me publikimet e kandidatëve për deputet.
Sipas Shabanit, votuesit duhet të dinë realisht se për kë do të votojnë dhe vonesa e listave krijon mungesë të informacionit për kandidatët tek ata. Shabani gjithashtu shtoi se listat e kandidatëve do të kalojnë në transparencë të plotë sepse nësë ndodh e kundërta ka rrezik për autoritarizëm brenda partive duke dëmtuar kështu edhe demokracinë brenda tyre. Ndërkohë që, Transparenca Ndërkombëtare, u ka bërë sot thirrje partive politike për publikimin e kandidatëve për deputet sa më shpejtë të jetë e mundur.
s.v/NOA
Â