Prishtinë, 12 prill, NOA - Pesë ditë afat kanë mbetur që Prishtina zyrtare  dhe Beogradi të dorëzojnë të gjitha argumentet dhe pikëpamjet e tyre lidhur me pavarësisë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 8 tetor të vitit të kaluar, miratoi kërkesën e Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë një opinion mbi pavarësinë e Kosovës.
Â
Beogradi cilësoi këtë si fitore diplomatike dhe shpreson të pengojë njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, Prishtina ka bërë një deklaratë prej qindra faqesh dhe ka angazhuar një grup ekspertësh të së drejtës ndërkombëtare për të argumentuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Edhe analistë në Prishtinë thonë se Kosova ka shumë argumente për të mbrojtur ligjshmërinë e pavarësisë së saj.
Â
Analisti Ramush Tahiri është shprehur për një media  se qeveria dhe institucionet e Kosovës me angazhimin e ekspertit ndërkombëtar, Michael Wood, kanë marrë një hap të drejtë, ndërsa mbrojtja thotë ai, duhet mbështetur në administrimin ndërkombëtar të Kosovës.
Â
"Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën u hoq me rezolutën 1244 dhe pikërisht kjo rezolutë e mundëson deklarimin e popullit apo shprehjen e vullnetit të popullit të Kosovës për të ardhmen e vet. Pas administrimit gati një dekadë të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, derisa ishte këtu UNMIK-u, Kuvendi i Kosovës në mënyrë legjitime e shpalli pavarësinë e Kosovës, dhe kjo është finalizim i përpjekjeve të institucionalizimit në Kosovë dhe i ndërtimit të një shteti demokratik. Dhe pikërisht kjo është argumenti më i fortë se Serbia nuk ka të drejtë administrimi në Kosovë dhe mendimi për shpalljen e pavarësisë së Kosovës duhet të jetë pozitiv sepse janë respektuar normat ndërkombëtare".
Â
Ditët e fundit në Kosovë janë ngritur shqetësime se mund të ketë përpjekje për ndërhyrje në proceset politike përfshirë edhe çështjen e gjykatës së drejtësisë.
s.v/NOA