Tiranë, 12 prill, NOA - Kryeministri Sali Berisha, vizitoi sot katedralen e Shën Palit në kryeqytet me rastin e festës së pashkëve katolike.
Me urimin për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, kryeministri Berisha u shpreh për mediat se "këto pashkë i festojmë më mirë se kurrë. I festojmë ashtu si na ka hije në mirëkuptim të plotë e bashkarisht. I festojmë në këtë mënyrë, pasi kemi realizuar një mision të madh tonin. Â Urojmë që vitet e tjera ta festojme me suksese të tjera."
Në katedralen e Shën Palit ishin të pranishëm për të uruar besimtarët katolikë edhe politikanë të tjerë të vendit.
s.v/NOA