Shkodër, 12 prill NOA - "Dita e Pashkës ka simbolikën e ringjalljes së besimit dhe shpresës. Pashkët e këtij viti përkojnë me ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë; me ringjalljen e Shqipërisë, me ngadhënjimin e Shqipërisë".
Kështu u shpreh sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duke uruar të gjithë besimtarët katolikë për këtë ditë.
Kryetarja e Kuvendit ishte gjatë paradites në Arqipeshkëvinë e Shkodrës, ku u prit nga Arqipeshkvi i Shkodrës ImzotAngelo Masafra, për t'u uruar Pashkët besimtarëve të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë,
Topalli vizitoi më pas Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u prit nga Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita.
Kryetarja e Kuvendit uroi të gjithë besimtarët për më shumë lumturi, paqe e harmoni në familjet e tyre.
r.d/NOA