Më poshtë gjeni parashikimin e motit për Shqipërinë dhe Evropën. Ky është një bashkëpunim mes agjencisë së lajmeve NOA dhe Meteoalb
Shqipëria
Moti: E hënë, 13 prill 2009
------------------------------------------------------
Sipas MeteoAlb: E hëna do të vijojë me shira në të gjithë territorin, më të dendur shirat do të jenë në zonat malore. Edhe pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga vranësira dhe shira por në sasi më të pakta sesa paraditja. Në kushtet e vranësirave dhe shirave si edhe të ndonjë kthjellimi të shkurtër do të mbetemi edhe në mbrëmje edhe gjatë natës.
Â
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish 3 gradë rënie gjatë mesditës.
Â
Era do tÑ‘ forcohet, duke arritur shpejtësi deri 60 km/h me drejtim jugperëndimor duke bërë që të gjenerohen në det, dallgë deri 3 ballë.
Â
Europa
Moti: E hënë, 13 prill 2009
------------------------------------------------------
Mot me vranësira dhe shira do të ketë Perëndimi dhe jugperëndimi i Kontinentit, nuk përjashtohet edhe Europa Veriore. Por shirat me intesivitet më të madh do të bien në Mesdheun Qendror. Ndërsa Lindja, Juglindja dhe një pjesë e Qendrës do të dominohen nga Moti i kthjellët.
Â
Ngjarje ekstreme në Europë:
E hënë, 13 prill 2009Â Â Â
-----------------------------------------------------------------
Italia dhe Greqia alarmojnë për stuhi ere të fortë dhe rrebeshe shiu
Spanja mbetet e rrezikuar nga rrebeshe shiu dhe dallgë të larta.