English

Pasqyra e shtypit evropian dhe amerikan për 12 Prill 2009

Tiranë, 12 prill NOA - Më poshtë mund të lexoni një pasqyrë të titujve kryesorë për gazetat e përditshme evropiane dhe amerikane.

Ky është një shërbim me pagesë i agjencisë NOA. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e email: info@noa.al.

''LE FIGARO'' OBAMA KËRKON BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR PËR KAPËRCIMIN E SFIDAVE      Presidenti amerikan, Barack Obama kërkoi dje një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për t'u përballur me sfidat më urgjente si ekstremizmi, kriza ekonomike dhe ndotja e mjedisit. NJË MINISTËR IZRAELIT KËRKON VDEKJEN E SHEFIT TË HEZBOLLAHUT      Ministri izraelit i Transporteve Israël Katz, personi më i afërt i kryeministrit Benjamin Netanyahu kërkon eleminimin e shefit të Hezbollahut libanez, Hassan Nasrallah. LAVROV I KËRKON BE-së TË TREGOJË RESPEKT NDAJ CEI-t      Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov i kërkoi dje Bashkimit Evropian të tregojë respekt dhe transparencë në marrëdhëniet me ish-vendet sovjetike dhe kritikoi sërish politikën e Brukselit për sa i përket Ukrainës. ''LE MONDE'' DËSHTIMI I SAMITIT AZIATIK NJË DITË E TURPSHME PËR TAJLANDËN      Dështimi i samitit aziatik në Pataia pas manifestimeve antiqeveritare do t'i kushtojë shtrenjtë Tajlandës duke dhënë sërish imazhin e një vendi që është në buzë të greminës ku demokracia dhe respektimi i ligjit janë të kërcënuara, theksuan sot gazetat. GJERMANI - PLANET PËR NXITJEN E EKONOMISË MUND TË GJALLËROJNË INFLACIONIN      Planet e komunitetit ndërkombëtar për nxitjen e ekonomisë botërore dhe për luftën kundër krizës mund të nxisin në të njëjtën kohë edhe rritjen e inflacionit, paralajmëroi ministri gjerman i Financave, Peer Steinbruck, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen "Bild". CIA MBYLL BURGJET SEKRETE      Drejtori i agjencisë së spiunazhit njoftoi prishjen e ''faqeve të zeza'' të internet për terroristët. ''CORRIERE DELLA SERA''

NJË TJETËR TËRMET ME FUQI 3,3 BALLË TRONDIT AKUILAN      Një tjetër tërmet tjetër me magnitudë 3.3 ballë sipas shkallës Rihter tronditi dje Akuilan, qytet në pjesën qendrore të Italisë ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm humbën jetën të paktën 290 persona bëri të ditur Departamenti i Mbrojtjes Civile.      Epiqendra e tërmetit të radhës ishte në Akuila, Pizzoli dhe Fossa.

KOMENTE