English

Rama: Ditën e inaugurimit të Durrës- Kukës, Berisha do të jetë në pension

Has, 12 prill, NOA - Kreu i selisë rozë, Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Hasit në vazhdën e turit me të rinjtë socialistë vullnetarë.

Â

Në fjalën e tij, duke premtuar vazhdimin e punimeve të rrugës Durrës - Kukës - Morinë ai u shpreh se "Sali Berisha ditën e inagurimit të rrugës do të jetë në pension, do e ftojmë dhe do i japim mundësinë të presi një pjesë të shiritit të saj".

Rama theksoi se interesat patriotike, strategjia e zhvillimit ekonomik, këto të lidhura me rrugën Durrës Kukës nuk mundet të përdoren dhe të abuzohet për të fshehur një grabitje me përmasa të mëdha. Ai akuzoi mazhorancën në pushtet për fonde të grabitura nga rruga Durrës Kukës, që sipas tij, me to mund të ishte rindërtuar i gjithë rrjeti rrugor i Qarkut të Kukësit dhe përtej Qarkut të Kukësit.

"Mund të ishin lidhur me rrugën kryesore të gjitha fshatrat të gjithë bujqit e fermerët që kaq të shumtë në numër dhe kaq shpesh në raste detyrohen t'i varrosin prodhimet e tyre për shkak se nuk i nxjerrin dot në treg nga mungesa e rrjetit rrugor në radhë të parë."- tha Rama.

Sipas tij, politika duhet të konkurojë se kush i bën gjërat më mirë në shërbim të njerëzve.

s.v/NOA

KOMENTE