Tiranë, 12 prill, NOA - Trasparenca ndërkombëtare i ka bërë sot thirrje partive politike shqiptare për të publikuar listat e kandidatëve për deputet.
TIA e konsideron këtë vonesë si shumë të dëmshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një deklaratë për mediat, TIA kërkon nga forcat politike në garë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Â të mos fshehin CV e kandidatëve dhe të nxitojnë me publikimin e emrave që do të kandidojnë për deputet. Në këtë dekleratë TIA kërkon gjithashtu që kandidatët të publikojnë edhe dekleratën e pasurisë së kandidatëve në mënyrë që votuesit të njihen me secilin prej tyre. Sipas Trasparencë internacional ky process duhet të bëhet përmes publikimit në një faqe zyrtare interneti dhe në gazetat më të mëdha në vend në mënyrë që i gjithë publiku të konsultohet me dekleratat e pasurisë së kandidatëve. Deri në këto momente pavarësisht premtimeve për ti bërë publike këto lista shumë kohë përpara zgjedhjeve, vetëm LSI-ja , gjatë takimeve të saj nëpër rrethe të ndryshme të vendit ka prezantuar edhe kandidatët e saj për deputetë.
s.v/NOA