English

Vazhdojnë trazirat në Tailandë

Tailandë, 12 prill, NOA - Në Tailandë, kryeministri Abisit Vejaxhiva ka kërcënuar të përdorë forcën kundër protestuesve që detyruan anulimin e takimit të ASEAN-it, hynë në ministrinë e brendshme dhe sulmuan makinën e udhëheqësit tailandez.

Në një deklaratë për shtyp, Â të transmetuar sot në mediat vizive, Abisit tha se "në se dhuna anti-qeveritare vazhdon të shkallëzohet, policia dhe ushtria do të marrin masa të mëtejshme sipas ligjeve të gjendjes së jashtëzakonshme."

Abisit tha se zëvendëskryeministri do të jetë i ngarkuar për të zbatuar masat të gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të ketë pushtetin të urdhërojë arrestime, kontrolle në ndërtesa dhe shkatërrimin e strukturave për të vendosur ligjin.

Â

Dhuna shpërtheu sot paradite në Bankok pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytet dhe zonat përreth.

s.v/NOA

KOMENTE