English

Vritet me automatik pronari i një lokali në Peshkopi

Peshkopi, 12 prill, NOA - Një qytetar është vrarë sot me armë zjarri në Peshkopi. Ndërkaq policia ka vënë nën pranga autorin e krimit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjsin e sotëm, kur në një lokal në qytetin e Peshkopisë kur Qemal Kaci, mekanik, ka qëlluar me pasojë vdekjen pronarin e lokalit, Reshat Rustemin.

Forcat policore të Peshkopisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe konstatuan vdekjen e Rustemit si pasojë e plagëve të marra nga rama e zjarrit.

Gjithahstu policia identifikoi autorin Qemal Kacin duke sekuestruar armën e krimit.

Po punohet për zbardhjen e motiveve të krimit.

s.v/NOA

KOMENTE