Tiranë, 13 prill, NOA - Do të jetë Partia Socialiste ajo që do të përfundojë veprën e madhe , rrugën Durrës - Morinë.
Këtë deklaratë e ka bërë gjatë një konference për shty, deputeti socialist, Erjon Braçe. Sipas tij, ndryshe nga qeveria e PD-së, PS-ja nuk do të bëjë vjedhje të investimeve për rrugën. Duke folur për krizën ekonomike, Erjon Braçe tha se kryeministri Berisha po e thellon borxhin duke marrë kredi në banka. Sa i përket drejtësisë, ai vlerësoi punën e gjykatave duke nënvizuar se janë rritur shërbimet.
s.v/NOA