English

Bumçi: Lejet e bashkisë janë dhënë në konflikt interesi

Tiranë, 13 prill, NOA - Zëdhënësi i grupit demokrat, Aldo Bumçi gjatë një konference për shtyp ka akuzuar kreun e bashkisë Tiranë, Edi Ramën se lejet e ndërtimit të dhëna prej tij janë në konflikt interesi.

" Tri nga pesë leje ndërtimi i janë dhënë të njëjtës kompani", u shpreh Bumçi. Sipas tij, kompania e cila ka marrë lejen e ndërtimit zotërohet nga ish-drejtori urbanistik i Bashkisë dhe anëtarë aktual i KRT-së.

Në kundërpërgjigje të deklaratës së Bumçit, nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi ka reaguar duke u shprehur se po përbaltet procesi i lejeve të ndërtimit. "Sali Berisha po baltos dhe pengon njerëz të thjeshtë dhe të ndershëm , pronarë dhe sipërmarrës, famijarë që duan punë apo shtëpi", tha Shalsi. Sipas tij, maxhoranca është e shkuara dhe politikë e vjetër, së cilës po i vjen fundi.

s.v/NOA

Â

KOMENTE