English

ETA planifikoi vrasjen e mbretit spanjoll

Spanjë, 13 prill, NOA - Organizata terroriste baske, ETA kishte parashikuar nje atentat me rakete toke-ajer ndaj mbretit spanjoll Huan Karlos.

Lajmi dhe detajet e komplotit për vrasjen e mbretit spanjoll Karlos jane zbuluar nga mediat vendase, te cilat iu janë referuar burimeve nga forcat e antiterrorit francez. "El Correo", gazeta rajonale baske, Â citon burime antiterroriste se planet e detajuara janë në kompaktdisqet e gjetura në prill të vitit 2004.

Sipas të njëjtave burime, disqet përmbajnë fotografi, skema dhe plane të fluturimit.

Të dhënat janë duke u analizuar nga policia franceze. ETA ka pasur nën shenjesetër gjithashtu, edhe anetarë të qeverisë spanjolle.

s.v/NOA

Â

KOMENTE