English

Incidente të reja në kryeqytetin grek, protestuesit djegin 5 makina

Athinë, 13 prill, NOA - Nuk duket se kanë për të përfunduar ndonjëherë sulmet e protestuesve në kryeqytetin e Greqisë.

Që prej muajit dhjetor, ato njohin vetëm zhvillime duke mos rreshtur asnjëherë të vetme.

Bëhet e ditur se një sulm i ri i tyre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku të paktën 5 makina janë djegur pak pas mesnate në kryeqytetin grek nga persona ende të panjohur.

Sipas të dhënave policore, sulmet ndaj makinave janë kryer në lagjet "Neo Kosmo", "Aspropirgo" dhe në rrugën "Pireos".

Makinat kanë qenë të parkuara dhe është dashur ndërhyrja e makinave zjarrfikëse për të parandaluar zjarrin që të përhapet tek makinat e tjera të parkuara në atë vend.

Ndërkaq, 4 raste të tjera zjarri janë vënë re edhe në lagje të tjera të Athinës në të njëjtën orë.

Ndërkaq, edhe qyteti i Larisës është përfshirë nga flakët që protestuesit u kanë vënë dy makinave në sheshin "Salia" të tij.

n.e/NOA

KOMENTE