Vushtrri, 13 Prill , NOA - Qyteti i Vushtrrit pret për të njëzeteshtatën herë më 15 dhe 16 maj të këtij viti manifestimin më të madh letrar në Kosovë kushtuar femrave krijuese i titulluar "Takimet e Poeteshave Shqiptare".
Organizatorët e manifestimit, bëjnë me dije se të drejtë pjesëmarrjeje me poezi në konkursin e shpallur nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Vushtrrisë kanë të gjitha poetet nga të gjitha trojet shqiptare pasi ky manifestim përveç që është tradicional ka karakter edhe mbarëkombëtar. Në këtë konkurs letrar do të ndahen tre çmime kryesore për tre poezitë më të mira. Vendi i parë do të shpërblehet me 500 euro, i dyti me 300, ndërsa vendi i tretë me 200 euro. Gjatë dy ditëve që do të mbahet ky manifestim është paralajmëruar se do të mbahen aktivitete të shumta kulturore.
s.v/NOA
Â