English

Kryeministri publikon skemën e rimbursimit të kartave të reja për disa kategori sociale

Update - Tiranë, 13 prill NOA - Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sonte skemën e rimbursimit të kartave të identitetit për disa kategori shtetasish që përfitojnë ulje të çmimit fillestar 1200 lekë për letërnjoftimin me parametra të reja kontrolli dhe sigurie.

Qeveria ka përgatitur një skemë të re, sipas të cilës, për të gjithë personat me ndihmë ekonomike pa përjashtim, me të drejtë vote, kryetarët e komunave do të blejnë kuponët për secilin prej tyre.

Mbi bazën e dokumentacionit që ata do të dorëzojnë, qeveria do t'i japë 10 mijë lekë për gjithsecilin, sepse dy mijë lekë ata i paguajnë vetë.

Personat me ndihmë ekonomike do të marrin kuponët dhe do të paguajnë vetëm dy mijë lekë, pasi 10 mije lekë të vjetra do t'i marrin sapo ato të sjellin dokumentin.

Kurse personat me ndihmë ekonomike që kanë marrë kuponin do të rimbursohen pranë zyrave që marrin ndihmë ekonomike.

Komuniteti rom dhe egjiptian që ndodhet në skemën e ndihmës ekonomike, do t'i marrë falas dhe qeveria do të vendosë 12 mijë lekë të vjetra të ndihmën ekonomike për kuponët e tyre.

Por në këto komunitete, mund të ketë edhe persona që janë jashtë ndihmës ekonomike. Atëherë, për këtë gjë, do të ngrihet një komision, me përfaqësues të kryetarit të bashkisë dhe prefektit, në mënyrë që të shmangen abuzimet, të mbikëqyret procesi i pajisjes së tyre me karta të identitetit, Â ashtu siç është premtuar, me letërnjoftime falas.

Për studentët e universiteteve, fakultetet dhe ministria e Arsimit do të blejë për ta kuponët dhe do ua shpërndajnë atyre.

Ndërkohë, studentët do të mund të hyjnë në provim duke paraqitur kartën në sekretari dhe duke dorëzuar 2 mijë lekë që u takon. Pra, edhe studentëve u shmanget parapagimi.

Duke folur me lekë të vjetra, Berisha tha se për pensionistët me pension minimal, më datën 1 maj, përveç rritjes së pensionit që nuk ka lidhje me këtë proces, qeveria do të vendosë në shumën e pensioneve të tyre, 10 mijë lekë shtesë.

"Pra kjo shumë do të jetë krahas shifrës për rritjen e pensionit, pensionistët me pension minimal, duke shtuar vetëm 2 mijë lekë nga buxheti i tyre, do të marrin letërnjoftimin", - detajoi kryeministri.

Ai shtoi se pensionistët do të kenë dy muaj afat për këtë proces, Â pas dy muajve, ata nuk do të mund të marrin pensionin, Â pa paraqitur Kartën e Identitetit. Kurse theksoiu se pensionin do ta marrin duke dorëzuar fotokopjen e Kartës së Identitetit.

Kryeministri tha se "këto masa bëhen të domosdoshme për shkak të zgjedhjeve, por duhet të kemi edh enjë vetëdije tjetër se, në rast se nuk do të kishte zgjedhje, qytetarët duhet të kenë detyrimisht një dokument identiteti në lëvizjen e tyre".

"Pra, në rast se po vihen këto masa, ato janë të domosdoshme për të garantuar pajisjen me dokumente identiteti. Në të gjitha vendet e Evropës, me përjashtim vetëm të një vendi, është e detyrueshme mbajtja dhe qarkullimi me dokumente identiteti", - pohoi Berisha.

e.l/NOA

KOMENTE