English

Lirohet kapiteni amerikan që mbahej peng prej piratëve somalezë

Uashington, 13 prill, NOA - Kapiteni amerikan i cili mbahej peng prej piratëve somalezë në Oqeanin Indian është sërish i lirë.

Sipas të dhënave nga Uashingtoni, kapiteni 53-vjeçar arriti të shpëtonte pa u plagosur, ndërsa tre prej rrëmbyesve u vranë dhe i katërti është arrestuar.

Richard Philips mbahej peng nga piratët qysh prej pesë ditësh përballë brigjeve të Somalisë, por marina e Shteteve të Bashkuara arriti ta lirojë kapitenin amerikan që mbahej peng nga piratët.

Anëtarët e ekuipazhit të anijes të cilët ndodhen tani në Mombasa të Kenias, thanë se kapitani u shpëtoi atyre jetën duke u dorëzuar vetë në duart e piratëve. Â Anija ishte e ngarkuar me materiale ndimash ushqimore për refugjatët afrikanë.

Vitin e kaluar, piratët kapën më shumë se 40 anije dhe arritën të marrin para në shkëmbim të lirimit të ekuipazhit, në disa raste më tepër se 1 milion dollarë për anije.

n.e/NOA

KOMENTE