Elbasan, 13 prill, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka zhvilluar disa  takime me banorë të fshatrave Tregan dhe Shirgjan të Elbasanit.
Në to, takime shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se gjatë këtyre viteve të qeverisjes së mazhorancës së djathtë, asnjë zonë e Shqipërisë nuk u diskriminua me investime qofshin drejtues të tyre socialistë a demokratë.
"Në qendër të politikave të kësaj mazhorance, - tha ministri Basha, - ka qenë, mbetet dhe do të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve shqiptarë pa dallim. Shqipëria sot renditet mes 26 vendeve më të fuqishme të botës në Aleancën e Atlantikut të Veriut e nesër qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin lirisht nëpër Europë. Të gjitha këto u mundësuan falë një vullneti të fortë të kësaj mazhorance".
"Sot, - tha ndër të tjera ministri Basha, kërkojmë një mandat të dytë për të vijuar më tej me zhvillimin e integrimin të vendit".
 Shefi i diplomacisë shqiptare shprehu bindjen se qytetarët, me votën e tyre me 28 qershor, do të dinë të ndajnë premtimet e bëra realitet nga ato që do të mbeten nëpër enciklikat e PS-së dhe të kryetarit të saj, i cili për 10 vjet që është në pushtet nuk arriti të përmirësojë as infrastrukturën e një qyteti .
n.e/NOA
Â
Â
Â