English

PD: Rama armik i rrugës Durrës - Kukës

Tiranë, 13 prill, NOA - Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratave të ardhura nga selia rozë nëpërmejt kreut të saj Edi Ramës dhe deputetit Erjon Braçe.

Ata u shprehën gjatë deklaratave të tyre se rruga Durrës- Kukës do të përfundohet nga socialistët të cilët do të marrin në dorë qeverisjen e vendit në qershor 2009.

"Sot Edi Rama me armiqësinë e tij të verbër ndaj rrugës nxorri sërish kundër saj yllin e politikës së re që këto kohë spo e përmënd më, korrierin e Dondollakut Erion Bracen, për të sulmuar sërish rrugën dhe ndërtimin e saj. Partia Demokratike dënon sërish këtë qëndrim të Edi Ramës, armikut të rrugës i cili provon se Prokurorinë e Përgjithëshme që fle mbi dosjet e larjes së parave të pista e krimeve të tij dhe klanit të tij kërkon ta keqpërdor si parti politike.Përgjigja përfundimtare e mazhorancës ndaj Edi Ramës për rrugën po afron së bashku me fundin e tij të mjerë."- shkruhet në deklaratën e selisë blu.

Deklaratat e PS-së u bën nga Rama gjatë linçimit të programit për qeverisjen e ardhshme në rast fitoreje.

s.v/NOA

Â

KOMENTE