English

PDK prezanton kandidatët romë

Tiranë13 prill, NOA -  PDK nis të zbardhë listën e kandidatëve për deputetë pas thirrjes që u ka bërë ‘Transparenca Ndërkombëtare shqiptare" partive politike.

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka prezantuar sot, dy kandidatë romë për zgjedhjet e ardhshme. Ai ka bërë të ditur se dy kandidatët do të garojnë në qytetin e Tiranës. "Jemi të vendosur të mbështesim këtë komunitet", u shpreh Ndoka. Sipas tij, politika shqiptare nuk ka bërë asgjë për komunitetin romë. Ndërkaq ai zbuloi për publikun se do të garojë për deputet të parlamentit shqiptarë në qytetin e Shkodrës.

s.v/NOA

KOMENTE