Tailandë, 13 prill, NOA - Protestuesit antiqeveritarë i kanë vënë sot zjarrin Ministrisë së Arsimit, duke hedhur bomba molotov.
Në kryeqytetin tajlandez, Bangkok mbizotëron kaosi.
Rreth ministrisë është përqëndruar një numër i madh forcash policore, që kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat e njerëzve, ndërkaq, dëshmitarë thanë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Bankgoku është përfshirë nga anarkia, vetëm 24 orë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Nga përleshjet e këmishekuqve dhe kemisheverdhëve janë plagosur 74 vetë. Tensioni mbetet i lartë, pasi në television është njoftuar se ushtarët nuk do të hapin zjarr kundër protestuesve, por do t'i perdorin armët vetëm për vetembrojtje.
Ndërsa, partia kryesore e opozitës Puea Thai, i ka kërkuar kryeministrit të thërrasë mbledhjen urgjente të parlamentit për të gjetur një rrugëdalje për krizën.
s.v/NOA