English

Qeveria e Tajlandës shpall gjendjen e jashtëzakonshme, vendoset censura

Bangkok, 13 prill, NOA - Qeveria e Tajlandës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin e vendit, Bangkok dhe në disa provinca, për të thyer rezistencën e kundërshtarëve të qeverisë. Në vend është rivendosur sërish censura, duke paralajmëruar për një rikthim të forcës së pushtetit ndaj atyre që janë kundër tij.

Përpara Ministrisë së Jashtme dhe në shumë pika të rëndësishme në Bangkok qarkullojnë autoblinda. Kryeministri Abhisit Vejjajiva deklaroi një qëndrim të ashpër kundër nxitësve të trazirave, që një ditë më parë imponuan ndërprerjen e takimit të nivelit të lartë të vendeve të ASEAN-it.Â

Qindra këmishëkuqë, siç emërtohen kundërshtarët qeveritarë prej uniformës së tyre me bluza të kuqe, sulmuan ministrinë e Brendshme për të kërkuar lirimin e drejtuesve të tyre të arrestuar.

Kryeministri Abhisit Vejjajiva, i cili ndodhej në ndërtesë, i shpëtoi për fije kësaj ndërhyrje.Â

Demonstruesit janë simpatizantë të kryeministrit Thaksin Shinawatra të rrëzuar dy vjet më parë, i cili aktualisht jeton në mërgim.

n.e/NOA

KOMENTE